Kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se 14 dhjetori do të jetë dita kur do të bëhet Ushtria e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka thënë se më këtë datë do të votohen Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri.

“Më 14 dhjetor 2018 do ta kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës. Kjo është data kur në Kuvendin e Kosovës do t’i votojmë Projektligjet që e transformojnë FSK-në në Ushtri. Na priftë e mbara dhe urime të gjithëve”, ka shkruar Veseli.