Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Lumturia e fëmijëve është kriteri më i rëndësishëm për ta vlerësuar punën e një shteti.
Për ditën e 1 qershorit, Veseli ka takuar një grup fëmijësh në ambientet e Kuvendit.
“Në ambientet e Kuvendit takova një grup fëmijësh të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”. Lumturia e fëmijëve është kriteri më i rëndësishëm për ta vlerësuar punën e një shteti”, ka shkruar Veseli në Facebook.