Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vazhduar me deklaratat e tij për dashurinë që ka për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veseli, i pyetur për liderët e tjerë shtetërorë dhe për deklaratat e fundit të tyre, ka thënë se ai nuk është përfaqësues medial i askujt.
“Unë nuk jam përfaqësues medial i askujt, jam kryetar i PDK’së, jam lider i koalicionit, jam kryetar i Kuvendit. Mbaj qëndrim në lidhje me sovranitetin e shtetit ku interesi i shtetit dhe i Amerikës është një”, ka thënë kryeparlamentari pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“Ku është Amerika është Kosova ku është Kosova është Amerika” ka thënë Veseli shkurt për media.






