Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dënuar ashpër sulmin ndaj deputetit, Slobodan Petroviq dhe ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj tij.

“Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj”, ka thënë Veseli përmes Facebook.

“Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t’i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes”.