Ende pa hyrë brenda vërehej që ka festë.

Kjo atmosferë në qendër të Prishtinës bëhej në shenjë gëzimi për të parin e PDK-së, që ripërtëriu postin.

Kadri Veseli do të jetë në krye të PDK-së edhe për një mandat tjetër, njofton Klan Kosova

E konventa e këtij subjekti politik e paraparë të mbahej në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, për shkak të motit me shi, u zhvendos në palestrën e sporteve në Pallatin e Rinisë.

Aty Veseli fillimin e fjalimit ia kushtoi prezencës së madhe të simpatizuesve të partisë.

Por lufta e plotë ndaj korrupsionit, sipas kreut të PDK-së do të ndodhë kur të marrin vet në udhëheqje qeverinë.