Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka bërë homazhe te shtatorja e dëshmorit Naser Sekiraqa, njofton Llapi.info
Sekiraqa ra dëshmor më 18 prill të vitit 1999 dhe ishte ushtar në Zonën Operative të Llapit.
“Sot isha në Fushë Kosovë për ta nderuar dëshmorin e lirisë Naser Sekiraqa, që ra më 18 prill 1999 në njërën nga betejat e mëdha në Zonën e Llapit. I kishte vetëm 21 vite jetë, por vepra që la pas do të jetoj përgjithmonë”, ka shkruar Veseli./Llapi.info








