Policia e Kosovës thotë se dyshohet se janë dy persona që kanë sulmuar avokatin Gazmend Halilajn, i cili mbeti i lënduar nga përleshja me ata.
Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, e ka konfirmuar për klankosova.tv duke thënë se në vendin e sulmit janë gjetur dy gëzhoja plumbi.
“Në ora 15:50, nga pala ankuese policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të pranuara nga ankuesi, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar atë, ku si pasojë e përleshjes me ta, dyshohet se edhe vetë ankuesi ka pësuar lëndime. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”.
Ai është dërguar edhe në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai ka gërvishtje në dorën e majtë, bërryl dhe kokë.