Rrebeshet e herë pas hershme të shiut kanë shkaktuar vërshime në disa fshatra të Podujevës, shkruan Llapi.info.
Përmbytje janë raportuar në fshatin Obrançë, Dyz, Orllan dhe Batllavë.
Madje, në fshatin Obrancë, sipas banorëve që kanë dërguar pamjet në Llapi.info, uji ka depërtuar brenda lokaleve, bodrumeve dhe garazheve.
Si pasojë e kësaj, uji ka shkaktuar edhe dëme në këtë fshat.
Ditë më parë, IHMK pati paralajmëruar për vërshime të shpejta në disa pjesë të Kosovës.
Më poshtë pamjet:






