Reshjet intensive të shiut që nisën pasditen e së mërkurës kanë shkaktuar vërshime në fshatin Dyz të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info nga banorë të kësaj ane, shihet se uji ka përmbytur rrugë, oborre e shtëpi.
Sipas banorëve, lumi në këtë anë ka dalë nga shtrati, për cka sipas tyre, janë shkaktuar vërshimet. Banorët fajësojnë komunarët për mos rregullimet të kanaleve.
Uji i shumtë ka shkaktuar edhe dëme në bujqësi.
Më poshtë pamjet:






