Reshjet intensive të shiut kanë bërë që të ketë vërshime në disa pjesë të Podujevës, shkruan Lapi.info.

Pamje nga përmbytje ka siguruar Llapi.info, nga banorët e fshatit e Shtedim të kësaj komune.

Sipas pamjeve, shihet se prezenca e madhe e ujit ka mbërritur gjer në pragje të shtëpive.

Banorët i kanë thënë portalit se këto vërshime kanë krijuar probleme.

Të njëjtit kanë kritikuar komunën, pasi që sipas tyre, vërshimet në këtë pjesë vijnë si pasojë e mungesës së kanalizimit dhe mosmirëmbajtjes së tyre nga autoritetet komunale.

Më poshtë pamjet: