Të reshurat e shiut me intensitet të madh këtë pasdite ka bërë që në disa pjesë të Podujevës të ketë edhe vërshime, njofton Llapi.info.
Përveç shiut, në fshatin Siboc të kësaj komune breshëri ka krijuar edhe një shtresë të konsiderueshme.
Ndërkaq, në fshatrat Konushec dhe Sfeçël disa lagje janë përmbytur. Përkundër fshatit të parë ku uji ka arritur gjerë në prag të shtëpive, në Sfeçël të mbjellat janë dëmtuar në masë të madhe. Kështu ka thënë një fermer i tyre që edhe ka dërguar pamje në Llapi.info.
Duhet theksuar se këto vende kanë qenë të prekura nga vërshimet edhe pak javë më parë.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), dita e shtunë parashihet të përfshij pothuaj gjithë territorin me reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius./Llapi.info








