Reshjet e fundit të shiut që kanë filluar nga dje kanë shkaktuar vërshime edhe në rajonin e Llapit, raporton Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se kilometri i parë i rrugës magjistrale Merdar – Podujevës, është i tëri nën ujë.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit Llapi.info se uji i tepërt ka ardhur edhe gjer te pragu i shtëpive në disa lagje.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se nga e premtja kanë filluar temperaturat vjeshtore. Reshje me shi pritet të ketë edhe të dielën./Llapi.info