Lokale - eSIMy

Mesfushori i Paris Saint-Germainit dhe Italisë, Marco Verratti e ka pranuar gabimin e tij pas arrestimit për konsumim të alkoolit gjatë vozitjes, mirëpo pastaj është liruar dhe ka qenë i gatshëm për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lille, ku ishte pjesë e formacionit në fitoren 2-1.

Verratti është ndaluar nga policia në rrugët e Parisit, pasi e kishte kaluar limitin e konsumimit të alkoolit, transmeton Gazeta Express.

“Kisha vështirësi, dhe bëra një gabim”, ka thënë Verratti.

“Kam kërkuar falje sepse e di se ajo që e kam bërë ka qenë gabim. Bashkëlojtarët e mi më kanë falur, mirëpo unë jam i dëshpëruar në veten”.

Verratti dhe skuadra e tij të ndeshen me Napolin të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve