Lokale - eSIMy

Nxënësit e shkollës fillore “Hamit Sejdiu”, të fshatit Kërpimeh, janë dërguar për vizitë tek stomatologu – një praktikë që është e obligueshme në vendet europiane, shkruan Llapi.info.

Në një njoftim nga shkolla, tregohet se mësimdhënësi Burim Muzaqi, i ka dërguar nxënësit e tij tek stomatologia Afërdita Aliu.

Dikujt mund t’i duket e parëndësishme një veprim i tillë, mirëpo do të ishte mirë që kjo të praktikohet edhe nga shkolla dhe mësimdhënës të tjerë.

Shkrimi i plotë; 

Nxënësit e klasëve të gjashta ishin për vizitë te stomatologu. Ata patën mundësinë që të bënin kontrollimin e dhëmbëve dhe të njoftohen me pajisjet e stomatologut.

Falenderojmë stomatologen Afërdita Aliu për mikpritjen e nxënësve tanë!

Mësimdhënës: Burim Muzaqi