Lokale - eSIMy

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, ka përcjellur nga afër punimet që po zhvillohen në vendosjen e gabionëve përgjatë lumit Llap, nga fshati Lluzhan në drejtim të qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.

Në kuadër të projektit për vendosjen e gabionëve këtë vit kanë qenë të planfikuara 165 mijë euro, ndërsa investime në këtë projekt parashihen edhe vitin e ardhshëm, varësisht nga nevoja për intervenime me gabionë.

Drejtori Selimi u shpreh i kënaqur me realizimin e projektit ku theksoi që përveç zgjerimit të lumit, meqenëse jemi në sezonën e vjeshtës do të parandalojmë edhe dëmtimin e brigjeve dhe shkaktimit të vërshimeve në këtë zonë./Llapi.info