KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.

Me anë të një komunikate për media, KEDS ka bërë të ditura zonat dhe orarin e ndërprerjeve.

“NS 35/10 [kV] Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Orllani (kodi: 14015002 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti,

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info