KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona të Llapit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan Llapi.info.
Me anë të një komunikate për media, KEDS ka bërë të ditura zonat dhe orarin e ndërprerjeve.
“Nga TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10[kV] Livadica (kodi 14000011 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info






