Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Podujeva 4 (kod: 14000004) nga ora 10:00 deri 14:30.
Vendet: rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër Hotel Besiana. Arsyeja: Punimi i 6 lidhëseve për të krijuar sistemin hyrje – dalje, sipas pëlqimit elektro-energjetik”, thuhet në njoftim./Llapi.info