KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së shtunës dhe së hënës, ku si pasojë do të ngelin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike disa zona, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, pa rrymë në Podujevë do të mbesin shtatë fshatra, ku të njëjtat do të zgjasin përgjatë 5 orëve.

Njoftimi i KEDS-it:

Data: 13.08.2022

NS 220/35/10 [kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Data: 15.08.2022

TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet : Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve.

* * *