KEDS ka njoftuar për punime në rrjet përgjatë së hënës, ku si pasojë do të ngelin përkohësisht pa furnizim me energji elektrike disa zona, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, pa rrymë në Podujevë do të mbesin shtatë fshatra, ku të njëjtat ndërprerje do të zgjasin përgjatë 5 orëve.

“TS 220/35/10 kV Podujeve do të ndërprehet : Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info