Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se nesër disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.

Njoftimi i plotë:

Nga TS 220/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë-Pollate (kodi: 14000014) prej 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqine, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.