KEDS ka njoftuar për ndërprerje të rrymës nesër, shkaku i punimeve në rrjet në disa pjesë të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo korporatë, disa pjesë të kësaj komune do të kenë mungesë të energjisë elektrike përgjatë katër orëve, si pasojë e sigurimit të sistemit.

“TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Livadica (kodi: 14000011) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Dumnicë, Shtedim, Mirovc, Livadicë dhe Dogana.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, demontimi i shtyllave 10 kV në Dumnicë te Tihovcët”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info