Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar sot për reduktime të rrymës që do të ketë më 13 dhe 14 korrik (e mërkurë dhe enjte), në disa zona të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Sipas KEDS-it, këto reduktime do zgjasin pesë orë, ndërkohë që të njëjtat do bëhen për siguri të sistemit.

“Nga NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10(20)kV Letanci me kod: 14000012 nga ora 09:00 deri 14:00.

Vendet: Obrançë, Peran, Obrançë 1, 2, 3, Bradash, Bajçinë, Katunishtë, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive”, thuhet në njoftimin e KEDS-it për këto lokacione që do të mbesin nesër pa rrymë.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: fshatrat: Siboc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve”, thuhet në njoftimin e KEDS-it për këto lokacione që do të mbesin pasnesër pa rrymë./Llapi.info