KEDS-i ka njoftuar se nesër dhe pasnesër disa vende të Podujevës do të kenë mngesë të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve, shkruan Llapi.info.
Sipas KEDS-it, në e poshtëshënuara nuk do të ketë rrymë për disa orë.
Njoftimi i plotë:
27 tetor: Nga NS 220/35/10[kV] Podujevë. Nga Dalja 10[kV] Bajqinë-Pollatë do të ndërprehet:
NS 10/04[kV] Bajqinë-Sogojevët (me kod:14000014144) nga ora 11:00 deri ora 15:00
Vendet: TS 144 Bajqinë Sogojevët.
Arsyeja: Punime në projektin Bajqinë – Sogojevët.
28 tetor: TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 10:00 deri në ora 15:00
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçueseve./Llapi.info






