Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar sot për vendet që do mbesin pa rrymë në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
Sipas tyre: Më 14.11.2018 në TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Podujeva 5 (Kodi:14000005)prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviq, Ballovci .
Arsyeja e ndërprerjes: Mirembajtja Preventive.