Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se më (19 dhe 20 shtator), do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

19 shtator: 

Nga NS 35/10[kV] Batllava do të ndërprehet: Dalja 10(kV) Orllani (kodi: 14015002 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave, shtrëngimi i përçuesve.

20 shtator: 

Nga TS 220/10  kV  Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10 kV Bajqinë-Pollate(ish FAN- “Zahir Pajaziti) (kodi: 14000014) prej  09:00 deri në 14:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brece, Trnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Doberdol.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive./Llapi.info