Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se me 12 shtator do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
NS 220/35/10[kV] Podujevë do të ndërprehet: Dalja 10[kV] Llausha (kodi: 14000013 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.
Vendet: Dumnicë, Llaushë, Dobërdol, Zakutë, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.