Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se më 5 dhe 6 shtator, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

Njoftimi i KEDS-it:

5 shtator:

NS 220/35/10 [kV] Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Bajqin-Pollatë (Ish FAN Zahir Pajaziti (kodi: 14000014) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fan-Zahir Pajaziti, Letanci te Rexha, Smajlovit, Bajqinë, Kerpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë,Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërrnavicë, Murgull, Zakut, Metehi dhe Doberdol.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

6 shtator: 

1.

NS 35/10 [kV] Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Orllani (kodi: 14015002 ) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.