Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“TS 35/10(20) kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10 kV Orllani (Kodi: 14015002) nga ora 10:00 – 14:00.

Vendet: Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti“, thuhet në njoftim./Llapi.info