Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në katër orë, ndërkohë që të njëjtin do të nisin që nga mesdita.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva  do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës  15:30  deri në ora 17:30.

Vendet: Sekiraça, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraça 1, Sekiraça 2, Sekiraça 3, Kunushec 1 dhe 2. Buricë, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët. Arsyeja: Punimi i kokave kabllovike 10kV”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info