Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të premten (11 qershor), do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në dy orë, ndërkohë që pa rrymë do të përballen disa fshatra të Komunës së Podujevës .

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Ballovc (kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri në ora 11:00.

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Eliminimi i vërejtjeve të dhëna nga komisioni për pranim teknik në projektin Konsumatorët e fshatit Sfeqël”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info