Lokale - eSIMy

Është publikuar orari më i ri i reduktimeve edhe për vendet që do të mbesin pa energji elektrike në Podujevë gjatë së martës dhe së mërkurës, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Në NS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet: LP 35kV Koliq – Batllavë(Kodi:140150) prej 09:00-09:30. (Kodet: 140150001, 140150002, 140150003).

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja, Lluga, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Bërveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat, Te Zahir Pajaziti, MAP Burgu i Sigurisë së Lartë.

Arsyeja: Largimi i urave në LP 35kV – për shkaqe sigurie (pastrimi i LP 35kV nga vegjetacioni)”, ka njoftuar KEDS-i.

“Nga NS TS 220/35/10(20)kV Podujevado të ndërprehet: NS 10/04kV Dumnicë Beqajt ZPRR 2016 (kodi: 14000011285) prej orës 11:00-15:00.

Vendet: Dumnicë Beqajt. Arsyeja: Punimeve në projektin PLC”, thuhet tutje në njoftim.

NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00-17:00.

Vendet: një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasani.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime në projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina – konsumatorët në rrjetin e ri”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info