KEDS ka publikuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin pa rrymë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

Sipas Kompanisë për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, me reduktime këto vende do të mbesin të hënën dhe të martën.

“Nga TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet: Dalja 10kV Orllani (kodi: 14015002) prej orës  09:00-12:00  dhe prej orës  13:00-16:00.

Vendet: Sibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, Vikendicat dhe Te Zahir Pajaziti. Arsyeja: Pastrimi i LP 10kV nga vegjetacioni”, thuhet në njoftim. Sipas KEDS-it këto vende do të mbesin pa rrymë më 31 gusht (e hënë).

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: NS 10/0.4kV Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00. Vendet: Rr.Skënderbeu te Blakqorët”, thuhet në njoftimin e KEDS-it, gjersa në këtë lokacion do ketë mungesë të energjisë elektrike të hënën dhe të martën./Llapi.info