KEDS-i ka publikuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin pa rrymë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
Siç thuhet në njoftimin Kompanisë për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, reduktime do të ketë shtunën, të hënën dhe të martën.
“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat- 2 (kodi:14000010) nga ora 11:00 – 15:30.
Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Arsyeja: Punime në projektin Dislokimi i LP 10 kV Fshatrat-2”, ka njoftuar KEDS-i për vendbanimet që do të mbesin pa rrymë të shtunën.
“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: TS 10/0.4kV TS Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.
Vendet: Rr.Skënderbeu te Blakqorët. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina”, thuhet në njoftimin për vendet që do të mbesin pa rrymë të hënën.
“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: NS 10/0.4kV Furra Laura (Kodi: 14000001004 ) nga ora 10:00 – 16:00.
Vendet: Rr.Skënderbeu. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina”, ka njoftuar KEDS-i për reduktimet që do ketë të martën./Llapi.info






