Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja. Sipas tyre, për shkak të punimeve në rrjet reduktime me rrymë do ketë nesër.
“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10kV Ballovci (Kodi: 14000008) prej orës 09:00 – 12:00.
Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeçël, Dumoshi, Shajkoci, Surdulli, Herticë, Rakinica dhe Turuçica.
Arsyeja: Pastrimi i linjave shpërndarëse”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10kV FAN Zahir Pajaziti (Kodi: 14000014) prej orës 13:00-16:00.
Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc, “Te Rexha”, Smajlovit, Bajçinë , Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërrnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi dhe Dobërdol.
Arsyeja: Pastrimi i linjave shpërndarëse”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info






