Lokale - eSIMy

Për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS-i ka paralajmëruar se në disa vende në Podujevë do të përballen me mungesë të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime. Siç thuhet në njoftim, reduktime do ketë të mërkurën.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërpritet: TS 10/0.4kV TS Blakçorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: Rr.Skënderbeu te Blakçorët. Arsyeja: Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina”, ka njoftuar KEDS-i.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërpritet: LP 10kV Batllava (Kodi: 14015001) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga.. Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri 10kV në kuadër të projektit Gerdofc Lumi 2”, thuhet tutje./Llapi.info