Lokale - eSIMy

Është publikuar orari më i ri i reduktimeve edhe për vendet që do të mbesin pa energji elektrike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e lëshuar nga Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS tregohet edhe sa do të zgjasin këto reduktime.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të bëhen për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit.

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Ballovci (kodi: 14000008) prej orës 09:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14:00 deri në 17:00.

Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakinicë dhe Turuqicë.

Arsyeja: Pastrimi i trasesë së largpërçuesit nga vegjetacioni”, thuhet në njoftim.

Kurse, të enjten pa rrymë sipas KEDS-it, do të mbesin këto vende:

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: TS 10/0.4kV TS Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: rr.Skënderbeu te Blakqorët. Arsyeja: Zgjërimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina.

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Batllava (Kodi: 14015001) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga. Arsyeja: Energjizimi i rrjetit të ri 10kV në kuader të projektit Gërdofc Lumi 2”, thuhet tutje./Llapi.info