KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve në sigurimin e sistemit, të shtunën do ketë ndërprerje të energjisë në disa vende të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo kompani, reduktime do të ketë nga deri në dy orë.
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/0.4kV Kombinati (Kodi: 14000002013) prej 08:00 deri 10:00.
Vendet: Një pjesë e rr.Zahir Pajaziti, Lordi Bajron, 20 Qershori.
NS 10/0.4kV Oborri te Spitali (Kodi: 14000002012) prej 08:00 deri 10:00 Vendet: Një pjesë e rr.Zahir Pajaziti, një pjesë e rr. 729.Bahri Fazliu, një pjesë e rr. 733. 20.Qershori, Bedri Bajrami dhe Lordi Bajron”, thuhet në njoftim./Llapi.info






