Lokale - eSIMy

KEDS-i ka njoftuar se për shkak të punimeve në sigurimin e sistemit do ketë ndërprerje të energjisë në disa vende të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, me reduktime banorët e kësaj komune do të ballafaqohen të mërkurën. Sipas njoftimit të lëshuar nga kjo kompani, reduktime do të ketë nga tri orë deri në tetë orë.

Në NS 220/35/10 kV Podujevë nga LP 10kV Podujeva1 do të ndërprehet:

TS Furra Laura (Rugova) me kod 14000001004 nga ora 10:00 – 16:00. Vendet: rr. Skënderbeu- një pjesë,

“TS Blakcorët me kod 14000001005 nga ora 10:00 –16:00. Vendet: një pjesë e rr Skenderbeu, rr. Xhafer Meta dhe Vëllezërit Frashëri- një pjesë.

TS Tabet me kodi 14000001006 nga ora 10:00 – 16:00. Vendet: një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e rr.Valon Hasani. TS Beselicët me kod 14000001007 nga ora 10:00 – 16:00. Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu. TS Kastratët ZPRR 2018 me kod 14000001314 nga ora 10:00 – 16:00. Vendet: TS Kastratët. TS Duriqët ZPRR 2018 me kod 14000001315 nga ora 10:00 – 16:00. Vendet:TS Duriqët”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprejes së energjisë: Projekti “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina.

“Në NS 220/35/10 kV Podujevë do të ndërprehet: NS 10/0.4 kV Ballovci   (Kodi: 14000008) nga ora 08:30 – 14:00.

Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfecla, Dumoshi, Shajkovi, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakinica dhe Turucica”, thuhet tutje në njoftim.

Arsyeja: Projekti Sfeqël Visoka LOT 6 në LP 10 kV  “Ballovci” – demontimi i shtyllave ekzistuese 10 kV dhe shtrirja e përçuesit në LP të ri me pajisjet përcjellëse.

“Në NS 220/35/10 kV Podujevë do të ndërprehet: NS 10/0.4 kV TSB Polisteri  (Kodi: 14000004021 ) nga ora 09:00 – 13:00.

Vendet: një pjesë e rrugës Nazim Gafurri, një pjesë e rrugës Ali Ajeti. Arsyeja: Ndërrimi i ormanit  0.4 kV në kuadër të projektit Lot  Lot 1 – Polisteri”, vijon njoftimi i KEDS-it për pjesët që do të mbesin pa rrymë./Llapi.info