Lokale - eSIMy

KEDS-i, të enjten, ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike për qytetet e Kosovës për ditët e ardhshme, njofton Llapi.info

Sipas njoftimit këto vende do të mbesin pa energji elektrike ditët e ardhshme në Podujevë:

Më 06.10.2018 në TS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Ballovci (Kodi: 14000009) prej orës 10:00 deri në ora 10:15 dhe prej orës 11:45 deri në ora 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Burice, Gllamnik, Llapashtica e Ulët.

Ndërsa prej orës 10:00 deri në ora 12:00 (Kodi: 14000009091, 14000009222 ) pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Burica, Visokët dhe Konushevci.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrim trasesë.