Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar sot për vendet që do mbesin pa rrymë në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
Sipas tyre: Më 10.12.2018 në NS 220/35/10 kV Podujeva do te ndërprehet:
Dalja 10 kV Letanci (Kodi:14000012) prej orës 09:00 – 10:00 dhe 15:00-16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obrança, Perani, Obrança 1, 2, 3, Bradashi, Bajqina, Katunishta, Lepaja, Dobratini 1 dhe Ferma e Pulave Peran.
Kurse Obrança do të mbesë pa tension nga ora 09:00-16:00.
Më 08.12.2018 në NTS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Podujeva 5 (Kodi:14000005) prej orës 12:00 deri në ora 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: qyteti, Polonica, Lagjja Hoxheviqët dhe Ballovci.
Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i një NS 10/0.4kV.






