Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se neser dhe pasnesër (29 korrik dhe 30 korrik), do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin disa orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10 [kV] Podujeva: Nga Dalja 10 [kV] FAN Zahir Pajaziti do të ndërprehet: NS 10/0.4kV TS Smajlovit ( kodi: 14000014145) nga ora 08:00 deri 16:00.

Vendet: TS 145 Smajlovit.

Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave në rrjetin e tensionit të ulët dhe shtrirja e rrjetit 0.4kV”, janë vendet që s’do të kenë rrymë nesër

“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Ballovci (kodi: 14000008) nga ora 10:00 deri 15:00.

Vendet: Surkish, Lladoc, Sfeqel, Dumosh, Shajkoc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakinica dhe Turuqicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve dhe shtyllave dhe shtrëngimi i përçueseve.

LP 10kV Lluzhani (kodi: 10013011) nga ora 09:00 deri 13:00.

Vendet: Lupçi i Poshtëm.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike për vendosjen e konzollës dhe vërejtjeve nga dita e vizitës”, janë vendet që s’do të kenë rrymë pasnesër./Llapi.info