Lokale - eSIMy

Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar për vendet që do mbesin pa rrymë të shtunën në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujevë do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Fshatrat 1 (Kodi: 14000009) prej orës 09:00 deri në ora 15:00

Vendet:rr.Skënderbeu, Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefci 1 dhe 2, Buricë, Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Lushaku, Tabe dhe Beselicët.

Arsyeja e ndërprerjes: Shtrirja e përçuesit nëpër shtylla të reja të rrjetit me tension 10kV”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info