Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se të hënën, të martën dhe të mërkurën do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, reduktimet do të zgjasin deri në tetë orë, ndërkohë që për tre ditë radhazi pa rrymë do të mbesin:

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës  09:00 deri në ora 17:00. Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e rr.Valon Hasani, Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor”, thuhet në njoftim për ndërprerjet që do të ketë më 3 maj.

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës 09:00 deri në ora 17:00. Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu dhe një pjesë e rr.Valon Hasani. Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor”, thuhet në njoftim për ditën e martë, 4 maj.

“Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës    09:00 deri në ora 17:00. Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu dhe një pjesë e rr. Valon Hasani. Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor”, janë vendet që do të ballafaqohen me mungesë të rrymës edhe të mërkurën./Llapi.info