Lokale - eSIMy

Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

Sipas KEDS-it, nesër pa rrymë do të mbesin:

“Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 10:00 deri ne ora 14:00.

Vendet: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran. Arsyeja: Pastrim traseje dhe revizion i linjës”, thuhet në njoftim.

Kurse, të shtunën në rajonin e Llapit do të mbesin pa rrymë:

Në TS 35/10kV Besia do të ndërprehet: TS 10/0.4 kV Kaqiat – Lupç i Poshtëm (Kodi: 10013011138) prej orës 08:30-17:00.

Vendet: Lupç I Poshtëm. Arsyeja e ndërprerjes: Energjizmi i një pjese të largpërçuesit të ri.

Në TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Ballovci (kodi:14000008) prej orës 09:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica dhe Turuqica. Arsyeja e ndërprerjes: Vazhdimin e LP të ri ku behet kryqëzimi i dy linjave dhe ndarja e tyre te Projektit “Sveqel Visoka” LOT 6”, ka njoftuar tutje KEDS-i./Llapi.info