Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ka njoftuar për vendet që do mbesin pa rrymë në Podujevë, transmeton Llapi.info.
Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.
Sipas tyre: Më 05.12.2018 në NS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Llausha (Kodi: 14000013) prej orës 10:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:
Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.
Arsyeja e ndërprerjes: Mirëmbajtja preventive.






