KEDS-i ka publikuar për orarin më të ri të reduktimeve dhe vendet që do të mbesin nesër pa rrymë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja.

Sipas KEDS-it, këto ndërprerje bëhen me shkas të punimeve në rrjet dhe për siguri të sistemit.

“Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja: Pastrim traseje dhe revizion i linjës.

Në TS 110/10(20) kV Podujeva do të ndërprehet: TS 10/0.4 kV TS Hoxhovit (Kodi: 14000005025) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: Hoxhovit. Arsyeja e ndërprerjes: Energjizimi i transformatorit”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info