Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në tetë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.
“Dalja 10 kV Batllava (kodi 10010013) prej orës 10:00 deri ne ora 12:00
Vendet: Drejtoria-Batllava.
Arsyeja: Ndërrimi i transfomatorëve rrymor”, thuhet në njoftim.
“NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehen nga ora 08:00 deri në ora 16:00 këto nënstacione:
NS 10/0.4 kV Sibovc Hekurudha (Kodi:14000010020)
NS 10/0.4 kV Sibovc i Epërm (Kodi:14000010224)
NS 10/0.4 kV Sibovc Zeka (Kodi:14000010022)
NS 10/0.4 kV Sibovc Llapi (Kodi:14000010021)
Vendet: Sibovc.
Arsyeja: Shtrirja e kabllove të tensionit të ulët”, thuhet tutje.






