Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në projekte do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimin, pa rrymë disa lokalitete do të mbesin deri në tetë orë.
“Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:NS 10/04kV Furra Laura (kodi: 14000001004 ) prej orës 09:00 – 17:00.
Vendet: Një pjesë e Rr. Skënderbeu, një pjesë e Valon Hasanit.
Arsyeja: Projekti “Zgjerimi dhe Pëerforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina – konsumatorëve në rrjetin e ri”, thuhet në njoftim.
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:Dalja 10KV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) prej orës 09:00 – 17:00.
Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Ngritja e shtyllave nën tension”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS-it.
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 2 do të ndërprehet: 10/04 KV Kombinati (kodi: 14000002013) prej orës 09:00 – 12:00.
Vendet: TS Kombinati.10/04 KV Spitali (kodi: 14000002012) prej orës 09:00 – 12:00
Vendet: TS Spitali. Arsyeja: Energjiimi i daljeve të reja – Projekti Lot 3 –Kombinati”, përfundon njoftimi i KEDS-it./Llapi.info






