Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër për shkak të punimeve në projekte do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimin, pa rrymë disa lokalitete do të mbesin dy orë, kurse disa deri në tetë orë.
“Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:LP 10kV Fshatrat 2 me kod: 14000010 nga ora 11:00 deri 13:00.
Vendet: Fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Arsyeja: Rregullimi dhe kontrollimi i ndërprerësit të fuqisë”, thuhet në njoftim.
“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
LP 10kV Podujeva 1 (kodi: 14000001) prej orës 09:00 – 17:00
Vendet: Rr.Skënderbeu, rr.Brigadat (një pjesë) dhe Ujësjellësi i qytetit”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info






